Tottenham Hotspur po merr një fitore komode përballë Crvena Zvezdës. “Gjelat” kanë treguar përmirësim në ndeshjet e fundit, diçka e cila po konfirmohet edhe mbrëmjen e sotme.
Ndërkaq, përballë serbëve, anglezët kanë shënuar ndoshta edhe golin më të çuditshëm të mbrëmjes. Një kundërsulm i shpejtë i londinezëve nxori të vetëm përballë portierit sulmuesin kryesor, Harry Kane, por bomberi goditi shtyllën. Në vijim të aksionit, Son goditi por u ndal mbrojtja.
Pas një rrëmuje, një lojtar anglez mbajti në zonë sferën, që shkoi te Kane, i cili me një diagonale goditi keq, por shkoi si një asist për Son. Koreani kishte gjithçka në këmbët e tij, megjithatë goditi traversën, për të shkuar më pas te këmbët e Giovani Lo Celso, që tundi më në fund rrjetën.