Një raport tronditës që tregon minutat që çuan në vdekjen e 46-vjeçarit afro-amerikan George Floyd është përgatitur nga New York Times.
Policët erdhën në zonë pasi punonjësi e një biznesi zbuluan se Floyd kishte përdorur një kupon të falsifikuar për blerjen e disa paketave cigare. Floyd kishte humbur punën disa javë më parë për shkak të koronavirusit.
Fillimishte në zonë vjen një patrullë policie dhe i kërkon atij të zbresë nga makina. Disa sekonda pasi Floyd refuzoi, një polic nxjerr pistoletën dhe e nxjerr nga makina me forcë duke i kërkuar që të futet në makinën e tyre, por burri thotë se është klaustrofobik. Pak minuta më vonë, mbërrin një patrullë e dytë e cila u përpoq ta fuste Floyd në makinë
Thirrja e parë për ndihmë mjekësore ka ardhur pasi Floyd thuhet se kishte “gjakderdhje nga goja”. Sipas NYT, e cila ka përpiluar të tre videot, Floyd tha 16 herë në pesë minuta, ”Unë nuk mund të marr frymë .”
Njëzet minuta pas arrestimit të tij, arrin një ambulancë për të marrë Floyd i cili kishte humbur vetëdijen. 46-vjeçari u deklarua i vdekur në spitalin ku u transportua.