Zlatan Ibrahimovic po konkurron të shpallet golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në kampionatin Amerikan (MLS) me skuadrën e Los Angeles Galaxy. Gjithsesi 13 golat e tij janë larg 19 golave të shënuar nga Carlos Vela, që po shkëlqen te Los Angeles FC. Sulmuesi suedez u provokua nga gazetari gjatë një interviste ku i theksuan se Vela është shumë larg tij këtë sezon, por Zlatan si gjithmonë di të japë përgjigje epike duke i mbyllur gojën gazetarit.
Vela lojtari më i mirë në MLS? “Pa pikë dyshimi. Sepse Vela është në kulmin e vet, sa vjeç është ai? 29? Ai po luan në MLS dhe është në kulmin e karrierës. Ku isha unë në moshën 29-vjeçare? Në Europë. Diferencë e madhe, apo jo?”.
Deri më tani janë zhvilluar 20 javë në MLS dhe Los Angeles i Vela-s udhëheq në Konferencën e Perëndimit me 46 pikë, ndërsa LA Galaxy e Ibra-s ndjek me 34 pikë nga vendi i tretë.