Aktualitet

Video e re, avioni ukrainas u godit nga dy raketa iraniane




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:27 - 15/01/20 |
mapo.al

Avioni ukrainas që u godit gabimisht nga forcat iraniane, sapo u ngrit nga toka në Teheran, duke shkaktuar vdekjen e 176 vetëve në bord u godit jo nga një, por dy raketa.


Kjo dëshmohet nga pamjet ekskluzive të verifikuara nga grupi hetimor dhe të siguruara nga New York Times.


Pamjet u postuan në rrjetet sociale nga Babak Taghvaee, gazetar, ekspert ushtarak dhe korrespodent i lajmeve të BBC.



Të dy raketat tokë-ajër u lëshuan në një distancë prej pak më shumë se 20 sekondave nga njëra-tjetra.


Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë gjithashtu momentin e përplasjes së raketave me  avionin ukrainas të pasagjerëve.


Data në monitor nuk korrespondon me ditën e sulmit për shkak se shpërthimi ka bërë që sistemi të regjistrojë në mënyrë të gabuar datën.

Sipas reporterit, natën e 8 janarit u dha urdhri për të rrëzuar çdo fluturim në jug-juglindje të bazës raketore iraniane.

Videoja, shton Babak Taghvaee, tregon nisjen e dy raketave 9M331 kundër fluturimit PS752.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas