Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Video e re/ Momenti i aksidentit në Leicester dhe rrëzimi i helikopterit

by mapo.al
30/10/2018
in Bota
0

Ajo e Eric Swaffer, pilotit të helikopterit që transportonte pronarin miliarder të Leicester City, është një histori heroizmi.

Së bashku me të dashurën e tij, Izabela Roza Lechowicz, pilote e dytë e mjetit të rrëzuar mbrëmjen e së shtunës, pas ndeshjes kundër West Ham, Swaffer, i cili kishte kuptuar se diçka nuk shkonte me helikopterin, u përpoq me të gjitha forcat ta largonte sa më shumë atë prej turmës së njerëzve poshtë, edhe pse i ndërgjegjshëm se ky mund të ishte veprimi i fundit që do të bënte në këtë jetë.

5 ishin viktimat e tragjedisë: manjati tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha, që e bleu klubin e futbollit për 39 milionë paundë në vitin 2010 dhe 6 vjet më vonë e çoi në fitimin e titullit në Premier League; ish-mbretëresha tajlandeze e bukurisë, Nursara Suknamai, asistenti i pronarit, Kaveporn Punpare si dhe dy pilotët.

Swaffer besohet të ketë shpëtuar shumë jetë me përpjekjet e tij për ta larguar mjetin me probleme nga tifozët në terren.

Homazhet kanë vërshuar nga të gjitha anët për të dhe për manjatin e konsideruar një bamirës që nuk do të harrohet lehtë.

“Nuk kam takuar kurrë një njeri si ti në jetën time. Ti preke zemrat e të gjithëve. E ndryshove futbollin përgjithmonë. I dhe shpresa të gjithëve se e pamundura mund të bëhet e mundur”, ka qenë mesazhi i ngushëllimit të portierit të Leicester, Kasper Schmeichel.

Ekspertët dyshojnë se shkak i fatkeqësisë është bërë mosfunksionimi i helikës së bishtit të helikopterit, çka bëri që mjeti 6 milionë paundësh AgustaWestland të dilte nga kontrolli në një mënyrë të cilën asnjë pilot, sado i mirë, nuk do ta menaxhonte dot.

Tags: aksidentihelikopteriLeicesterrrëzim

JU SUGJEROJME

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
Bota

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)

04/07/2022
“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini
Bota

“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini

04/07/2022
Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano
Bota

Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano

04/07/2022
Pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, NATO zhvendos stafin nga Kievi
BE

NATO merr masat: Çekia do të patrullojë hapësirën ajrore të Sllovakisë

04/07/2022
Next Post
Seksizmi po e lë botën pa infermierë

Seksizmi po e lë botën pa infermierë

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In