Gazeta Mapo ka siguruar pamjet nga sherri i djeshëm në Yzberisht, ku falë ndërhyrjes së efektivit të ‘Shqiponjave’, Shkëlzen Tafa, u parandalua një vrasje e dyfishtë
Ai i ka vënë pranga Taulant Mekollarin 39 vjeç. Ky i fundit pranë Yzberishtit, po tentonte që të përplaste me makinën e tij një çift bashkëshortësh.
Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave” Shkëlzen Tafa është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M dhe bashkëshorten e tij.
Taulant Mekollari me xhup të kuq
Më pas, në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e Taultan Mekollarit.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Taultan Mekollari dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin.
Pas konfliktit, Taulant Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e çiftit të bashkëshortëve.
LEXO EDHE:
Kush është heroi i “Shqiponjave” që parandaloi krimin në Tiranë