Ministria e Shëndetësisë duhet të japë urgjentisht shpjegime për videon e shpërndarë një ditë më parë.
Nëse video është vërtet e rreme siç denoncon “Jeta është qejf”, Ogerta Manastirliu nuk duhet të qëndrojë më asnjë sekondë në atë detyrë.
Ky do të përbënte një skandal të paprecedentë duke e shndërruar Ministrinë e Shëndetësisë në një institucion terrori që përhap panik në popullatë.
Lleshi i arrestonte njerëzit kot rrugëve për përhapje paniku, por videot e manipuluara nga institucionet janë shkalla më e rëndë e përhapjes së panikut.
Për sa kohë Ministria nuk jep sqarim, barra e fajit i mbetet asaj.
1
Etiketa: Nga Klodian Tomorri