Mbarë bota po pret finalen e nesërme të Ligës së Kampioneve në Kiev, mes Realit dhe Liverpulit.
Por këto janë pamjet e tmerrshme, që tregojnë momentin kur një grup huliganësh sulmojnë tifozët e Liverpulit.
Sipas Mirror, një grup prej 20 huliganësh nisën të sulmojnë krejt papritur një grup fansash anglezë.
“Na u sulën si një tufë qensh,” tha një tifoz.
Anglezët ishin ulur në një restorant në kryeqytetin ukrainas, kur ranë pre e sulmit barbar.
Disa prej tyre përfunduan me plagë dhe të gjakosur.
Policia arrestoi vetëm dy nga autorët e këtij sulmi.