Një djalosh 12-vjeçar u sulmua në mënyrë të tmerrshme nga një tufë me qen rrugësh. Abdulmentin Fidan po shkonte në shkollë me dy shokët e tij, në qytetin e Bursës në Turqi.
Shokët arritën të largohen, por Abdulmetin përfundoi pre e qenve.
Për fat plagët që mori nuk janë shumë të rënda.
Por babai i tij është i acaruar dhe thotë se në këtë zonë ka shumë qen rrugësh.
‘Djali im mund të kishte vdekur,’ thotë ai.