Dhjetëra banorë kanë bllokuar sot aksin rrugor Durrës –Shijak në shenjë proteste për gjendjen e rrugës. Banorët kanë ndezur koshat e mbeturinave në mes të rrugës në shenjë proteste.
Banorët thonë se kjo gjendje e rrugës nuk është as në fshatrat e Dibrës.
‘Rruga është e gjitha e amortizuar, askush nuk është kujtuar që ta rregullojë’,- shprehen banorët.