Këngëtarja e njohur e muzikës popullore qytetare, Eli Fara dhe një nga shefat më të mirë të kuzhinës në vend, Renato Mekolli, ishin sot të ftuarit special të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ata iu bashkuan atij jo vetëm për t’u shërbyer një drekë të ngrohtë të moshuarve dhe njerëzve të tjerë në nevojë që frekuentojnë mensën sociale në Kombinat, por edhe për të krijuar për ta një atmosferë vërtet argëtuese me rastin e festës së Pashkës. Eli Fara ka kënduar disa prej këngëve të saj më të njohura të zonës së Korçës, çka ka ngacmuar shumë emocione tek të moshuarit dhe të pranishmit e tjerë, të cilët gjithashtu nuk kanë nguruar që të këndojnë bashkë me të. Ndonëse jo në fushën e vet, edhe mjeshtri i kuzhinës, Renato Mekolli, ka tentuar që të shfaqë talentin e vet edhe në muzikë, teksa ka konkurruar Eli Farën me një këngë nga zona prej edhe nga vjen, Fieri. Dhe në fakt, nga ajo që shihet në videon e publikuar nga Veliaj, Mekolli nuk këndon edhe aq keq po ta mendosh që është kuzhinier.