Rexhina Debrova është 25-vjeçe nga Cërriku ka ndërruar jetë në maternitetin e Elbasanit vetëm disa minuta pasi kishte dalë nga salla e operacionit. Për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur hetimet pasi familjarët pretendojnë neglizhencë të bluzave të bardha.
25-vjeçarja është shtruar me urgjencë në maternitet dhe në gjendje kritike është futur në sallën e operacionit. Gjendja është përkeqësuar, dhe e reja ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është “arresti kardiak”, po gjithçka mbetet në fazën e dyshimeve, pasi nuk ka informacione zyrtare.
Në pamjet e më poshtë janë familjarët që sapo kanë mësuar lajmin e kobshëm të vdekjes së të resë e cila arriti të sjellë në jetë fëmijën, por fatkeqësisht vetë humbi jetën. Familjarët akuzojnë dhe shprehen të irrituar për faktin se kardiologu ka mbërritur me shumë vonesë në maternitet.