Balerina e njohur e Televizionit Klan, Alba Hoxha këtë fundjavë ka postuar një video në rrjetin social Instagram nga shtëpia e saj. Në videon e publikuar shihet se ballerina hap dollapin për të marrë diçka dhe më pas e mbyll atë me këmbë.
Ajo që i tërhoqi sytë e fansave nuk ishte mënyra si ajo e mbylli dollapin duke ngritur këmbët, por çorapet e saj të bardha që duken të zeza nga papastërtia. Kjo gjë mjaftoi që fansat ta bombardojnë me komentet e tyre dhe videoja të bëhej virale në rrjet.
“Krejt e mir sexy dhe shum elastike je veq tkeqen vllai laji içik çorapet se ta kan dhjerë punën. Po punë bën ndonjeherë moj laje dyshemenë që mos dalin corapet zhul, pise, bëni dhe si të pastër pale, vipa leshi ju, zhulsa, kanë qënë disa nga komentet e bëra për balerinën nga ndjekësit e saj”.
Këtyre komenteve balerina ka vendosur që mos t’iu kthejë asnjë përgjigje. Si duket ajo është ndjerë gojëmbyllur ndaj asaj që fansat kanë vënë re./MAPO.AL/