Kryesore

VIDEO/ “Fëmijët i futa në shtëpinë e shembur nga tërmeti”. Me burrin e paralizuar, gruaja në Lezhë lutet për ndihmë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 11/09/20 |
mapo.al

Tërmeti i 26 nëntorit dhe braktisja shtetërore vazhdojnë të prodhojnë pasiguri tek banorët që u prekën prej tij. Banorja e Lezhës Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier.



Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur.


Albina Vuka, në një bashkëbisedim me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, shprehu dhimbje, trishtim. Edhe pse shtëpia i është cilësuar DS4, familja e saj ende nuk po sheh ndihmë nga shteti. Dhe me afrimin e dimrit, do të jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk i riparojnë sa më shpejt shtëpinë.




Bashkëbisedimi i Albina Vukajt me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku:



Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.


Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.

Albina Vuka: Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unë nuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2 muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është e papërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja. I kam nxjerr fëmijët, i kam futur në shtëpi të shembur.

Lexo edhe :  Fejesa në Mamurras - Rama, dëshmitari gojëmbël: Llokumin jepja vjehrrës...

Alfrida Marku: Dhe duke rrezikuar jetën?!

Albina Vuka: Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve!

Alfrida Marku: Sepse shtëpia është e pabanueshme…

Albina Vuka: Shtëpia është e pabanueshme.

Alfrida Marku: Dhe akoma s’ka asnjë veprim për me nis ndërtimin e saj?!

Albina Vuka: S’shohim gjë, deri në këtë minutë nuk shohim gjë! Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ato thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë, po unë s’jam t’u pa.

Alfrida Marku: Pashë një libër aty te dhoma.

Albina Vuka: Po!

Alfrida Marku: Fëmijët mësojnë te shtëpia e dëmtuar?

Albina Vuka: Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier i sëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjet qetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda. Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas