Video/ Fermerët po vdesin nga pickimet, gjarpërinj dhe insekte helmuese pushtojnë Myzeqenë…

Në Myzeqe fermerët po sulmohen nga gjarpërinjtë dhe insekte të rrezikshme. Mjekët në spitalin e Fierit thonë se këtë verë, situata është alarmante si asnjë vit tjetër.

Kjo është një punë e përditshme e fermerëve në Fier. Por tani është kthyer në një aventurë të rrezikshme. Temperaturat e larta kanë bërë që gjarpërinj dhe merimanga helmuese të rendin nëpër fusha në kërkim të ujit.



Rastet e pickimeve kryesisht nga gjarpërinj dhe vejusha e zezë, janë shtuar duke vënë repartin e toksikologjisë në gjendje alarmi.

“Situata e kafshimeve nga zvarranikët dhe e pickimeve nga insektet helmuese ka qenë më e rëndë sesa e njëjta periudhë të vitit të kaluar. Kemi pasur më tepër kafshime nga nëpërka dhe gjarpri”,- tha mjeku toksilog në spitalin e Fierit, Lulëzim Banushi.

Zvarranikët dhe insektet në Myzeqe shquhen për helmin e tyre të fortë. Në mungesë të antidotit brenda 24 orëvë dhe nën temperaturat e larta pasojat e pickimeve të tyre bëhen vdekjeprurëse.

“Zonat më të prekura janë zonat kodrinore që janë përreth qytetit tonë. Zona e Cakranit, e Festanit, e Frakullës të cilat konstatohen gjatë punës që bëjnë ata në ambientet e tyre dhe në bujqësi”,- tha mjeku Banushi.

Duke qenë se kontakti me gjarpërinjtë është i pashmangshëm në këtë periudhë janë veshjet mbrojtëse e vetmja zgjidhje që sugjerojnë specialistët.

Por në temperaturat e larta të Korrikut për fermerët këto pajisje mbrojtëse e bëjnë punën në arë të pamundur.

Mesatarisht në spitalin e Fierit mbërrijnë të pickuar nga gjarpri dhe merimanga e zezë 4 raste në javë, një shifër kjo më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Përveç temperaturave të larta, faktor në shtimin e zvarranikëve dhe insekteve të rrezikshëm është edhe mungesa e dezinfektimit të sipërfaqeve bujqësore./abcnews.al/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252