Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Dy të rinj po ecnin me makinë me një shpejtësi të lartë si nëpër filma.
“Po shkojmë në Rovigo djema dhe jemi me vetëm 200 km/h, tregoju me sa po ecim.”
Këto janë fjalët që dëgjohen në video, e cila është shpërndarë në ‘Facebook’ nga njëri prej dy të rinjve të cilët humbën jetën më pas në aksin mes Modenës së Veriut dhe asaj Jugore.
“Kjo makinë është një mostër, jemi me 220 km/h”, thonë sërish. “Të ndalojmë në një fast food? Jo, dëgjohet sërish, Po na pret droga dhe gjithçka tjetër”
Vetura, që mbante brenda dy viktimat: 39-vjeçarin Luigi Visconti dhe 36-vjeçarin Fausto Dal Moro, është përplasur më pas me mbrojtëset anash rrugës.