Rikthimi titullarë te Lazios nuk ka shkuar ashtu siç duhet për portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Gardiani kuqezi bëri gabimin deciziv në humbjen 1-0 në transfertën e Gallatasaraj, duel i vlefshëm për raundin e parë të fazës së grupeve të Europa League.
Mungesa e Myrto Uzunit nga minuta e parë i kushtoi shtrenjtë Ferencvaroshit, që u mposht me përmbysje 2-1 nga Bajer Leverkusen. Aspirinat triumfuan në një duel që i dhuroi të gjithë emocionet, ndërsa sulmuesi shqiptar luajti për 24 minuta, por pa mundur të lë gjurmë.
Goleadë në duelin e zhvilluar në Spanjë, mes Real Betis e Sëlltik, i shkuar në favor të vendasve, ku triumfuan me shifrat 4-3.
Marseja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Lokomotivës së Moskës. Në sfidat e tjera, Crvena Zvezda mposhti 2-1 Bragën dhe West Hem triumfoi 2-0 në transfertën kroate me Dinamo Zagreb.
Unbelievable mistake from Strakosha here. Hard to recover after something like that. #Galatasaray https://t.co/h12dxhwLO9
— Emanuel Roşu (@Emishor) September 16, 2021