fbpx

Aktualitet

VIDEO/ Gladbach “shtang” Romën, kualifikohet United





               Publikuar në : 22:57 - 07/11/19 |
mapo.al

Manchester United i ka dhënë fund hamendësimeve,teksa është kualifikuar për në raundin e 1/32-ave të Europa League. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer mposhtën 3-0 Partizanin e Beogradit dhe tashmë numërojnë 10 pikë në krye të grupit L.


Golat e fitores u shënuan nga Greenwood, Martial dhe Rashford.



Kjo humbje nuk i eliminon serbët nga Europa, pasi kur ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar numëron 4 pikë më pas se Az Alkmaar dhe tashmë është në dorë të tyre për tu kualifikuar më tej.


Roma ka marrë një humbje shokuese në limitet e kohës së rregullt. Verdhekuqtë u mposhtën 2-1 nga Borussia Monchengladbach. Një fitore e marrë në fundin e lojës, me liderët e Bundesliga që përmbysën gjithçka.

Tashmë, sitauta në grupin J bëhet tejet interesante, me Basaksehir që kryeson me 7 pikë, ndjekur nga Gladbach dhe Roma me nga 5. Mbyll grupin Wolfbserger me 4 pikë.

Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Braga-Besiktas 3-1
Espanyol-Ludogorets 6-0
Ferencvaros-Cska Moskë 0-0
Feyenoord-Young Boys 1-1
Oleksandriya-St.Etienne 2-2
Rangers-Porto 2-0
Wolfsberger-Basaksehir 0-3
Wolfsburg-Gent 1-3
Wolves-Slovan Bratislava 1-0


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas