Sport

VIDEO/ Gol nga goditja e këndit dhe shqiponjë, Zguro mahnit Amerikën






               Publikuar në : 17:43 - 15/09/19 |
mapo.al

Futbollisti shqiptar, ish-mbrojtësi i Kukësit Vangjel Zguro, ka arritur të realizojë një gol sa të bukur aq edhe të vështirë.


Pogradecari i cili këtë sezon u transferua në Chattanooga Red Wolves, në kategorinë e parë të futbollit amerikan, ka ekzekutuar saktë një goditje nga këndi, e cila përfundoi në rrjetë.



Një gol spektakolar që mrekulloi të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe po bën xhiron e rrjetit. 26-vjeçari shpërthyeu në festë, duke bërë simbolin e shqiponjës.


Etiketa: , ,

Pas