Aktualitet

Video/ Grekët thanë se ishte e pakapshme, Ushtria turke publikon pamjet e nëndetëses








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:51 - 15/10/20 |
mapo.al

Në mediat turke bëhen publike pamje të nëndetëses greke, edhe pse mendohet si e pakapshme nga radarët.


Ushtria turke publikoi fotot e kapura nga forcat e tyre duke theksuar se në fakt, ndryshe nga sa ishte publikuar në mediat greke, nuk ka asgjë të “padukshme” tek nëndetëset “Type-214”.




Më herët, në mediat greke, të cilat i referoheshin burimeve ushtarake, ishin publikuar lajme se një numër nëndetësesh helene gjendeshin në Egje dhe po ndiqnin zhvillimet në fshehtësi  të fushatës kërkimore të anijes turke Oruç Reis, duke mos u diktuar nga forcat turke.


Në kushtet e një lufte mediatike, Turqia ka nxjerrë fotot e njërës prej tyre duke theksuar se ata dinë gjithçka se çfarë ndodh në Egjeun Lindor dhe kjo është thjesht një dëshmi.



Etiketa: , ,

Pas