Një grua ka protestuar kundër luftës në Ukrainë, duke u zhveshur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Në videon e publikuar nga BBC, shihet se, protestuesja e cila hoqi fustanin shkruante në trup me ngjyrat e flamurit të Ukrainës “mos na përdhunoni”.
Kujtojmë se, autoritetet ukrainase kanë thënë se po hetojnë rastet e përdhunimit të grave nga forcat ruse gjatë pushtimit të tyre të pjesëve të vendit. /Liberale.al