Aktualitet

Video/ Gruaja me fëmijët në qiell të hapur, gazi u dogji shtëpinë






               Publikuar në : 14:22 - 18/07/19 |
mapo.al

Enkelejda Hoxha bashkë me familjen e saj kanë mbetur në qiell të hapur. Një bombol gazi shpërtheu në banesë duke shkatërruar totalisht shtëpinë ku banonin. Familjarët ishin në banesë në momentin kur ndjenë erën e gazit dhe dolën menjëherë jashtë duke shpëtuar pa lëndime.


Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë nga shtëpia nuk shpëtoi asgjë. Tani 6 pjesëtarët e familjes nuk kanë ku të strehohen. Nusja e shtëpisë Enkelejda Hoxha mes lotëve bën apel për ndihmë.

“Fatkeqësisht më është djegur shtëpia, jam në qiell të hapur. Të ardhura nuk kam, kjo është familja ime. Nuk kemi gjendje ekonomike. Nuk kam mundësi që të ndërtoj shtëpinë”, tha Hoxha.

Shpërthimi i bombolës në fshatin Drashovicë ishte rasti i dytë i regjistruar gjatë këtyre ditëve në Vlorë. Një tjetër bombol gazi shpërtheu në familjen Selimi në Selenicë duke lënë të plagosur burrë e grua.

/ABCNEWS


Etiketa: , , , , , ,

Pas