Këngëtari Redon Makashi ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm të vitit 1997 kur jepte koncerte me Aleksandër Gjokën.
I ftuar në Ora News, ai tregoi si i dolën maskat në Krrabë dhe reagimin që bëri Aleksandër Gjoka.
“Ka qenë 1997, ne bënim koncerte. Si kemi shpëtuar! Na ndaluan autobusin në Krrabë, ata ishin me maska, me automatik. U futën brenda dhe filluan kontroll. Ne ishim të ulur! U afrua njëri nga ata dhe tha: U Sandër Gjoka. O Sandro nuk me njef ti mua? Sandri kështu: Po ku të njof ty o vëlla ti je me maska”, deklaroi Redon Makashi.