Kryesore

Video/ Humanizmi i 35-vjeçares, dhuron mëlçinë për t’i shpëtuar jetën “babait të dytë”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 22/04/18 |
mapo.al

Genta, një vajzë me një zemër të madhe, ishte protagonistja e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo është thirrur në program nga familja e Lulzimit, zotërisë të cilit ajo i ka shpëtuar jetën. Genta nuk ishte pjesë e fisit të tyre, as e familjes, po tashmë ata e konsiderojnë si vajzë të dytë, falë gjestit të saj human, që jo shumëkush do ta bënte.






Lulzim: Unë jam ende gjallë për një mrekulli që ka bërë një vajzë. Para një viti e gjysmë u diagnostikova me kancer në mëlçi dhe mjekët më dhanë vetëm gjashtë muaj jetë. U shtanga, mendova se ky ishte fundi im. Në ato kohë familjen e kisha larg. Nusja ime ishte në Kajro te vajza jonë, sepse ishte shtatzënë.


E gjitha familja i janë mirënjohës vajzës e cila me plot gatishmëri dhe me dëshirën e jashtëzakonshme për të shpëtuar një jetë, bëri këtë sakrificë.







Vajza e tij Lorina tregon se fakti që ajo jetonte në Kajro, Egjipt ishte një mundësi e madhe për të shpresuar për një transplant mëlçie pasi kjo gjë mund të realizohet pothuajse me lehtësi atje. Ajo tregon se dy miq të saj egjiptianë kishin qenë në gjendje të bëheshin donatorë por sipas ligjeve në Egjipt, nuk lejohej që shtetasit e vendit të tyre t’i dhuronin një pjesë të mëlçisë shtetasve të huaj. Por familja nuk ishte dorëzuar. Një mikeshë tjetër e familjes ishte ofruar të bënte gjestin human që do shpëtonte jetë por mjekët nuk e kishin këshilluar këtë gjë. Të gjithë ishin në ankth dhe dinin që diçka duhej bërë shpejt në mënyrë që Lulzimi të shpëtonte, por kurrë nuk e kishin menduar që zgjidhja do të vinte nga Genta.



Vera: Një ditë shkoj te parukeria e lagjes, aty ku ka zanafillën historia me Gentën. Hyj, përshëndes mikeshën tonë të përbashkët, por Gentën nuk e vura re fare sepse isha e errësuar. Pasi del Genta pyet parukieren tonë se çfarë po ndodhte me mua. Ajo i tregon problem shëndetësor të tim shoqi.



Sapo Genta mëson se Luli duhej të bënte një transplant mëlçie për të mbijetuar ajo thotë menjëherë “por mund t’ia jap unë”.

Ardit Gjebrea: Dhe në atë moment ajo vendosi që të bëhet dhuruesja…

Vera: Në atë moment ajo vendosi që të dhuronte një pjesë të mëlçisë. Pa praninë time dhe pa dijeninë time ajo kishte marrë vendimin që të shpëtonte një jetë paçka se ishte një vajzë e re vetëm 35 vjeç.

Vera nuk i fsheh emocionet dhe admirimin kur flet për Gentën. Ajo e përshkruan atë si një vajzë të jashtëzakonshme me zemër të madhe e cila bëri një gjest që jo shumëkush mund ta bënte.

Ardit Gjebrea: A pati ndonjë moment dyzimi Genta ?

Vera: Absolutisht asnjë sekondë. Ajo na jepte zemër ne.

Mesazhi në studio, Lulzimi: Genta, dikur një kompozitor i madhe, Bethoveni, kishte dalë xhiro dhe kalon një qytetar që e sheh dhe shkon e përqafon dhe i thotë: dal të të përqafoj një çikë që të kujtojë bota që edhe unë jam dikushi. Prandaj Genta hajde të të përqafoj.

Vera: Zemër, vajza ime e dytë. U bëra me tre fëmijë.

Ardit Gjebrea: Genta falenderimet për ty nuk kanë fund. Na tregoi Vera momentin kur ti vendose të dhurosh një pjesë të mëlçisë tënde. Si ndodhi?

Genta: Zakonisht ne shkojmë të dyja në një parukeri, Vera është shumë e dashur shumë energjike shumë pozitive. Më është gjendur në momentet më të vështira kur unë humba babain.

Ardit Gjebrea: Ti ke pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain?

Genta: Kam pasur dhe vazhdoj ta kem edhe pse ai është në botën tjetër. Shkoj aty dhe shoh që Vera ishte e humbur. S’e kisha parë ndonjëherë ashtu. I them parukieres çfarë ka Vera se nuk e shoh mirë? Bashkëshorti i saj tha vuan nga një sëmundje e keqe. Unë mora vesh që grupin e gjakur e kishte A+ siç e kam dhe unë. Dhe i telefonoj menjëherë. I thashë që dua të të takoj dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi.

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv vendose që ta bësh?

Genta: Për tim atë, së pari. Mua më ngeli peng pse nuk luftova më shumë që ai të shërohej pavarësisht se vëllezërit dhe xhaxhai bënë gjithçka. Humbja e tij më ka lënë shumë gjurmë. Por duke dëgjuar që Luli ishte 60 vjeç atëherë, sapo do bëhej gjysh nuk ishte bërë akoma. Im atë iku nga kjo botë 60 vjeç, në momentin që duhet të lumturohej, sepse fëmijët ishin rritur. Mora vendimin dhe jam shumë e lumtur pasi kam shpëtuar një jetë, kam shpëtuar edhe veten time edhe tim atë duke qarë përnatë për të. Jam lehtësuar shumë Ardit, nuk di të të them se sa.

Ardit Gjebrea: Transplanti ka ndodhur në Egjipt…çfarë ndodhi një natë përpara?

Genta: Ëndrra e babait tim. Më doli në ëndërr im atë me mustaqet e tij, dhe më tha “jam krenare për ty çika jeme”.

Genta rrëfen se ajo ende nuk i kishte treguar familjes së saj, që ka dhuruar një pjesë të mëlçisë. Për të është një provë e vështirë por drejtuesi i programit Gjebrea i premton se do ta ndihmojë në këtë moment delikat.

Ardit Gjebrea: Do doja që ashtu siç e nisëm këtë gjë ta përfundojmë bashkë. Unë do doja që të kalonim këtë mur të takoheshit sepse telenovela jonë vazhdon, do vazhdojmë pas telekamerave me mua, me ty, me nusen time, mamin tënd dhe vëllain tënd.

Genta e mbyll me fjalët: Vërtetë im atë është atje lart, por kam gjetur një prind siç ishte im atë.

<
>
im-ate lorina parukeri vera
1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas