Roma dhuron spektakël në sytë e Elseid Hysaj.
Shkodrani la pas dëmtimin në qafë, teksa ndoqi nga pankina disfatën e ekipit të tij, Napolit me shifrat 2-1 përballë kryeqytetasve. Zaniolo dhe Veretout ishin autorët që i dhanë tre pikët verdhekuqve dhe i ngjit përkohësisht në vendin e tretë me 22 pikë.
Goli që “trembi” për disa momente Romën u shënua nga Milik, por realizimi i polakut nuk mjaftoi për t’i dhënë pikë Napolit. Kjo ishte humbja e tretë e Napolit në 11 javë kampionat, ku ka grumbulluar 18 pikë.