Një situatë e pa zakontë i ka ndodhur një stjuardese e cila mori propozimin për martesë nga i dashuri kur ishte në orarin e punës në China Eastern Airlines.
Ajo pas kësaj ka marrë një letër-njoftim ku thuhet se ajo nuk mund të vazhdojë më profesionin e saj.
Sipas Asia Un raporton “The Sun” afërsisht 30 minuta pas nisjes i dashuri i vajzës u ul në gjunjë në pjesën e përparme të avionit dhe i bëri asaj pyetjen emocionuese.
Pasi ajo ka thënë “Po” çifti është përqafuar duke marrë edhe duartrokitjen e udhëtarëvë.
Videoja është bërë shumë virale në You Tube.
Por pas kësaj stjuardesa ka humbur vendin e punë me motivin se ajo ka lënë pas dore sigurinë e udhëtarëve.
Sipas kanalit 8 kompania ajrore shprehet se sjellja e saj shkaktoi trazira midis udhëtarëve dhe ishte diçka e papërgjegjshme për sigurinë e udhëtarëve.