Një shqiptare ka qëlluar fatlume në NBA, teksa ka fituar një makinë të re “Honda”, nga ekipi i “Brooklyn Nets”.
Shqiptares Tone Gashi, iu dha makina në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që ajo i ka bërë ekipit ndër vite.
Emri i Tone Gashit ishte shënuar nga i biri i saj në llotarinë e ekipit.
Gashi është gruaja e gazetarit të RTK-së, Sylejman Gashit, i cili është në koma prej disa vitesh.