fbpx

Aktualitet

Video/ I shpërtheu fishekzjarri në koncert, vdes këngëtarja e popit






               Publikuar në : 20:15 - 01/09/19 |
mapo.alm

Fat tragjik për këngëtaren dhe kërcimtaren e njohur spanjolle, 30-vjeçaren Joana Sainz, e cila humbi jetën nga shpërthimi i një fishekzjarri në skenën ku ajo ishte duke kënduar. Shfaqja në Las Berlanas në Avila u kthye në një skenë  të tmerrshme ku këngëtarja dhe kërcimtarja e talentuar e muzikës pop u godit nga mjeti piroteknik para fansave të saj. Fishekzjarri shpërtheu duke i lënë dëmtime të mëdha në bark, ndërsa këngëtarja nuk mundi të mbijetonte.


E gjithë skena u kap nga kamerat, në prani të 1 mijë spektatorëve që po ndiqnin shfaqjen në Las Berlanas, në veri-perëndim të Madridit. Këngëtarja ra në skenë ndërsa në ndihmë të saj shkuan disa mjekë, të cilët ndodheshin rastësisht mes turmës. Joana Sainz u nxor nga skena dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Performanca u pezullua për shkak të incidentit tragjik të ndodhur pak para orës 2 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa siç mediat e huaja raportojnë, ambulanca mbërriti rreth 25 minuta më vonë.



The municipal corporation of Las Berlanas posted a tribute to Ms Sainz today sending their condolences to her family and the other performers (pictured) in the Super Hollywood group

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një zhurmë shumë të fortë dhe më pas panë këngëtaren të shtrirë në dyshemenë e skenës përpara se perdja të ulej shpejt.

Një burrë që po shikonte shfaqjen tha: “Kishte dy fishekzjarrë – njëri që shkoi në drejtimin e duhur dhe tjetra goditi këngëtaren në bark”.

Orkestra Super Hollywood, pjesë e së cilës ishte edhe Joana Sainz, ka 15 anëtarë, duke përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, që sjellin shfaqje spektakolare nën ritme pop.

Për ngjarjen e rëndë është hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Deri në këtë fazë të tyre, flitet për një dështim të mekanizmave të efekteve speciale të përdorura gjatë shfaqjes, siç ishin fishekzjarrët që i morën jetën 30-vjeçares. Për  rreth 5 vite në shfaqje të grupit Super Hollywood janë përdorur më shumë se 2000 fishekzjarrë por asnjëherë më parë nuk ishin shënuar aksidente.

Burimi: Dailymail.co.uk

The Super Hollywood Orchestra, pictured, had been hired to close a fiesta in the small town

17941760-7416639-image-a-35_1567353590864

The municipal corporation of Las Berlanas posted a tribute to Ms Sainz today sending their condolences to her family and the other performers (pictured) in the Super Hollywood group

Around 1000 people, pictured some after the accident, were watching the performance at the time and the show was stopped straight after the incident occurred

 


Etiketa: , , , ,

Pas