Një derbi, dy gola për tre pikë. Inter bën mirë detyrat dhe fiton bindshëm ndaj një Milani pa busull. “Derby della Madonnina” është zikaltër për herë të 65-të në histori dhe kjo vjen në momentin më delikat për Interin.
Barazimi në mesjavë, ne champions league, u duk se i uli marshin djemve të drejtuar nga Antonio Conte, por Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku nuk e kishin thënë fjalën e fundit. Kroati dhe belgu shënuan në minutat 49 dhe 78-të për t’i dhënë lavdinë dhe kreun Interit.
Pas 4 javësh, zikaltërit kryesojnë me pikë të plota, 12, teksa Milan regjistron humbjen e dytë. Aktualisht, kuqezinjtë mbajnë vendin e 9-të me 6 pikë.