fbpx

Aktualitet

Video/ Interi “mëson” nga Dortmundi, fiton me përmbysje ndaj Veronas





               Publikuar në : 19:55 - 09/11/19 |
mapo.al

Mesa duket Interi ka marrë anët pozitive të sfidës humbëse kundër Dortmundit të mërkurën (6 nëntor) në Champions League. Zikaltërit arritën atë ditë të shënonin dy herë përballë vendasve gjermanë, por nuk mundën të ruajnë rezultatin, duke pësuar një humbje turpëruese 3-2.


Mirëpo sot skuadra e Contes është përballur me një ‘Karma’ në favor të tyre. “Inatin” ndaj Dortmundit Interi “ia nxorri” sot Veronës, në një ndeshje të vështirë po nga e cila doli me tre pikë të plota.



Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 19’, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë.


Pjesa e dytë do të fliste për Interin. Në minutën 65’ erdhi goli i barazimit me Vecinon që i riktheu shpresat ekipit, dhe më pas në të 83’ Barella kaloi skuadrën në avantazh.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e parë me dy pikë më shumë se Juventus.


Etiketa: , ,

Pas