Kronika

VIDEO/ Ishte në gjumë, arrestohet shqiptari që sillte kokainë nga Kolumbia në Europë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:05 - 03/06/20 |
mapo.al

Një shqiptar, i cilësuar si kreu i një organizate që sillte kokainë nga Kolumbia drejt Europës, është arrestuar në Spanjë. Emri i tij mbahet ende sekret, por mediat në Spanjë shkruajnë se ai cilësohej me rrezikshmëri të lartë.


Shqiptari ka qenë i izoluar në shtëpinë e tij për shkak të pandemisë së  koronavirusit, kur është vënë në pranga. Në video dallohet momenti kur policia thyen derën dhe e gjen në gjumë shqiptarin.


Drejtësia holandeze kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi shqiptari është kreu i një organizate kolumbiane-shqiptare, e dedikuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.


Hetimi për të gjetur vendndodhjen e tij filloi në shtatorin e vitit të kaluar kur u arrestuan disa persona dhe u gjetën në Holandë 12 milionë euro. Shqiptari i shumëkërkuar ishte i pajisur me dokumente Kolumbiane dhe të Ekuadorit.



Etiketa: , , , ,

Pas