Presidenti Trump po kryen takimet e fushatës në kuadër të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në SHBA më 3 nëntor të këtij viti.
Ishte pikërisht një tubim elektoral, ku Trump përmendi marrëdhëniet dhe raportin që kanë Kosova dhe Serbia dhe se sipas Presidentit, dy shtetet u pajtuan që të nënshkruanin marrëveshje.
Në një video e cila u postua në rrjetin social Twitter, Trump shfaqet duke thënë se mes Kosovës dhe Serbisë u kryen vrasje të shumta. Dhe se dy shtetet kanë qenë duke vrarë njëra tjetrën për shumë vite me radhë.
‘’Ne po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo po ndodhte për vite të tëra, unë ju thashë ndaloni vrasjet, dhe ata ranë dakord, ata kishin raporte të këqija për qindra vite me radhë.’’
Trump gjithashtu përmendi edhe marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilën si President vazhdon ta cilësojë si një arritje të madhe.
Trump on 🇽🇰 – 🇷🇸 deal
“We are stopping MASS KILLINGS between Kosovo and Serbia. They have been killing each other for so many [years].”
“Stop Killing’, I said ‘fellas, let’s get together.”
“You know, they’ve been doing it for hundreds of years frankly under different names,” pic.twitter.com/JSpicEGroz
— kos_data (@kos_data) September 20, 2020