Kryesore

Video: Ja qeni besnik i Anxhelinës që ndihmoi hetimet e policisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:59 - 04/01/19 |
mapo.al

Rezultatet e hetimit të policisë greke ndoshta nuk do të ishin kaq të shpejta nëse nuk do të ishin ndihmuar nga Roki, qeni i Anxhelina Petros.


Qeni besnik i vajzës shqiptare drejtoi hetuesit në vendin ku Aleko Petro kishte varrosur të bijën e tij 29-vjeçare. Edhe sot, Roki qëndron jashtë derës së banesës duke pritur që Anxhelina të kthehet, raporton TV Klan.


Vajza 29-vjeçare u qëllua më shumë se 7 herë me shufër hekuri në kokë nga babai i saj Aleko Petro. Pasi i mori jetën, 52-vjeçari e varrosi më pas në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij në Korfuz.


At e bijë fillimisht kishin debatuar, pasi Aleko nuk pranonte lidhjen e vajzës së tij me një djalë afgan. Mjeku-ligjor tha se Anxhelina kishte pësuar trauma në kokë nga goditjet e njëpasnjëshme.


Vrasja e saj ishte brutale, tha mjeku-ligjor. Alarmin në polici e dha i pari i dashuri i Anxhelinës, i cili u shpjegoi hetuesve se Aleko Petro grindej vazhdimisht me vajzën për shkak të lidhjes së saj. I dyshuari kryesor i policisë ishte pikërisht babai 52-vjeçar.

Fillimisht ai u kërkoi autoriteteve që t’i gjenin vajzën dhe mohonte përfshirjen në ngjarje. Por dyshimet e policisë ishin të sakta. Deklaratat e tij kontradiktore bënë që pas disa orësh ai të pranonte krimin e rëndë. Kurse me ndihmën e qenit të Anxhelinës u gjet vendi ku ishte varrosur 29-vjeçarja. Aleko Petro tha më vonë se ishte penduar dhe nuk donte të vriste vajzën.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas