Teknologji

Video/ Japonezët krijojnë robotin basketbollist, i pagabueshëm






               Publikuar në : 11:18 - 15/04/19 |
mapo.al

Japonezët janë të pandalshëm në teknologji. Së fundmi kanë bërë një tjetër shpikje.


Inxhinierët japonez të robotikës kanë krijuar një robot basketbollist. Vitin e ardhshëm zhvillohet olimpiada në Tokio, kështu që shpikja e tyre më e re mund t’i bëj ata fitues.

Roboti është ndërtuar nga kompania Toyota Corporation. Roboti është i aftë të realizoj gjuajtje tre pikëshe me preçizion të lartë. I gjatë 207 cm roboti i pagëzuar me emrin Q3, fal imazhit të skanuar 3D të tabelës dhe koshit, sensorëve dhe motorizimit të duarve dhe gjunjëve, arriti të fitoj garën me dy lojtarë të kombëtares japoneze, duke realizuar 5 nga 8 gjuajtjet për tre pikë.

Ekipi kombëtar japonez i basketbollit do të shkojë në Olimpiadën e vitit 2020 për herë të parë në 44 vjet.

Dizainerët e Toyota-s janë të vetdijshëm se roboti ende nuk është gati për Olimpiadën e Tokios. Ai vërtetë ka shtuar shpejtësinë në lojë dhe pas pasimit ka arritur të realizoj gjuajtje brenda 1 sekonde, por i duhet ende punë që të arrijë të driblojë.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas