Në përfundimin e sfidës mes Kamzës dhe Laçit, ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë. Tifozët e Kamzës kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë goditur arbitrin Eldorian Hamiti. Stjuartët kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë shmangur dhunën e mëtejshme. Gjithashtu ka pasur dhe presion nga tifozët për të fikur kamerat e ‘Superpsortit”.
I gjithë ky tension ka ardhur nga një penallti e dhënë në momentet e fundit, e cila ka sjellë golin e barazimit të Laçit. Policia ishte e fundit që ka ndërhyrë për të shmangur sherrin e mëtejshëm mes tifozëve me arbitrin.