Politika

Video/ Kandidati i PD në Elbasan i vë flakën mandatin të deputetit




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 29/04/19 |
ro ot

Kandidati i radhës në listën shumë-emërore të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Ibrahim Sako, 28 vjeç ka vendosur të djegë në mënyrë demonstrative mandatin, duke publikuar pamjet në rrjetet sociale.


Ai ka mbajtur edhe një fjalë për vendimin, përpara se t’i vinte shkrepësen kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Duke qenë pjesë e listës shumëemërore të kandidatëve të Partisë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më ka dërguar formularin e vetëdeklarimit dhe për marrjen e mandatit të deputetit. Unë nuk pranoj mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, të cilin e konsideroj ilegjitim dhe të dalë nga një proces i deformuar zgjedhor me shitblerje votash dhe përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.



Duke vendosur interesin qytetar mbi interesin personal, unë vendos të qëndroj jashtë Parlamentit duke qenë një me qytetarët të cilët protestojnë çdo ditë kundër kësaj qeverie. Në formë demonstrative, unë djeg mandatin tim të deputetit”, tha ai.



 


Etiketa: , , , ,

Pas