fbpx

Aktualitet

VIDEO/ Kaos në Fier, era shkul pemët dhe dëmton linjat elektrike






               Publikuar në : 16:36 - 19/09/19 |
mapo.alm

Moti i keq dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 80-100km/h ditën e sotme kanë shkaktuar probleme në Fier. Era e fortë ka shkulur pemë në qytet duke penguar lëvizjen e mjeteve. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale.


Për shkak të erërave të forta gjithashtu janë krijuar probleme në rrjetin elektrik. Janë dëmtuar disa linja të OSHEE, kryesisht zonat Patos, Roskovec. Nga OSHEE po punohet për rikthimin e energjisë.




Etiketa: , , , , ,

Pas