Aktualitet

Video/ Kapet gjysmë kg heroinë në port, arrestohet 35-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 24/09/19 |
ro ot

Një 35-vjeçar u arrestua në portin e Durrësit, pasi në makinën e tij u gjet dhe u sekuestrua nga policia një sasi prej 500 gr heroinë. Fillimisht mjeti tip “Renault” ka kaluar në skaner e më pas është kontrolluar me qen antidrogë.


Policia në një njoftim për mediat bëri të ditur se “Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.


Pas analizës së riskut, kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, duke përdorur edhe qenin antidrogë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në skaner mjetin tip Renault, me drejtues shtetasin N. K. dhe pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.


Menjëherë Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.


Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.


Etiketa: , ,

Pas