Reperi më i famshëm dhe më i kërkuar shqiptar, Noizy, duket se e ka gati bashkëpunimin me Dafina Zeqirin.
Imazhet e tyre shpërthyer në rrjetet sociale.
Por as kritikat dhe komentet e shumta nuk i ndalën ata, që tashmë kanë realizuar edhe bashkëpunim muzikor.
Reperi ka publikuar tani një video me sekuencë të shkurtër, ku shpaloset kënga e re e tyre dhe që duket tejet sensuale.
“A don love, a don sex, a m’don mu a don Noizyn”, ka shkruar reperi përbri videos dhe që me shumë gjasa duhet të jetë pjesë e tesktit të këngës.
Kujtojmë se vetëm pak vite më parë Noizy akuzoi Dafinën se kishte shkuar “me gjithë estradën” në një prej diss-eve të tij më të mëdha.
Noizy pati një verë të ngjeshur me koncerte, pasi publikoi dhe superhitin “Toto” tejet të pëlqyer me superyllin zviceran, Raf Camora.