Fama e këngëtares simpatike Xhensila Myrtezaj duket se ka hutuar gazetaren e Report TV, Erjona Rusi.
Gjatë edicionit qëndror të lajmeve sot ajo ka përmendur Myrtezaj ndërsa realizonte një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Demollaj, që ka të njëjtin emër me këngëtaren.
“Do të lidhemi drejtpërdrejt me gazetaren Xhensila Myrtezaj nga redaksia e Report TV” – tha Rusi, ndërsa kuptoi se në fakt kishte thënë emrin e këngëtares dhe jo të gazetares.
Lapsusi i saj ka shkaktuar të qeshura pafund.