Aktualitet

VIDEO/ Kërkonte të hapte dyert e avionit në fluturim, ekuipazhi lidh pasagjeren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:34 - 12/07/21 |
mapo.al

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit të një avioni të “American Airlines”. Në mes të fluturimit, një grua duke bërtitur kërkonte të zbriste nga avioni.






Avioni ishte nisur nga aeroporti i Dallasit për në Charlotte. Ndërkohë, që kishin bërë vetëm gjysmën e udhëtimit dhe ndodheshin në ajër, pasagjerja bërtiste dhe kërkonte nga stafi që të hapeshin dyert, pasi dëshironte të zbriste.


“Ti ti … Hap dyert … Unë dua të zbres,” dëgjohet të bërtasë ajo, ndërsa përplas dyert e daljes.







Më pas, ekuipazhi ndërhyri dhe për ta qetësuar e lidhën në sedilje dhe i vendosën ngjitës në gojë, në mënyrë që të mos ngrihej nga vendi dhe të mos i dëgjohej gjithashtu edhe zëri.



Videoja e postuar në mediat sociale ku gruaja shihet e lidhur nuk është e rreme, siç konfirmoi American Airlines.

Lexo edhe :  "Si u gdhive?" - Policët kapin mat të moshuarin, po vadiste kanabisin (VIDEO)


Me britmat e saj, ajo shqetësoi pasagjerët e tjerë. Fluturimi dy orësh i 6 korrikut nga Dallas-Fort Worth për në Charlotte u vonua të paktën tre orë.

1


Etiketa: , , , ,

Pas