Zidane po përgatit një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. Sipas “L’Equipe” pesë janë futbollistët që Zinedine Zidane ka në listën e tij.
I pari është Paul Pogba, që pranon me dëshirë një kalim të mundshëm te skuadra madrilene.
Eden Hazard, edhe ky një nga emrat që trajneri francez kërkon të ketë në skuadër duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sulmuesi i Chelsea kërkon të largohet nga Blutë e Londrës, pasi raporti i tij me Mauricio Sarri nuk është aspak i mirë.
Por, dhurata më e shtrenjtë që kërkon Zidane mban emrin e Kilian Mbappe. Sulmuesi i Paris SG pëlqehet shumë në klubin madrilen.
Një tjetër futbollist që Reali Madridit kërkon të marrë nga Paris SG është edhe Adrian Rabiot.
Dy rivalët e përjetshëm Reali dhe Barcelona do të përplasen fort në merkato edhe për Mathijs De Ligt.