Spitali “Amavita” pranë “Qytet Studenti” ka qenë klinika ku do mjekonte plagën e plumbit në këmbë, autori i vrasjes së dyfishtë në Laç, Eduard Lama.
Gazeta MAPO ka qenë ditën e sotme pranë ambienteve të spitalit “Amavita”, ku shihet që forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë godinën.
Eduard Lamaj mbeti i plagosur mbrëmjen e 30 majit kur hapi zjarr me kallashnikov brenda në hotel ndaj dy biznesmenëve Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku, të cilët humbën jetën.
Autori i ndihmuar nga bashkëpunëtorët u largua nga vendi i ngjarjes, duke humbur gjurmët.
Dy mjekë, Vitor Marku dhe Besim Lama, njëri ortoped në Lezhë dhe tjetri kirurg në QSUT, janë arrestuar, pasi nuk kanë referuar në polici për këtë ngjarjes. Sipas burimeve, ata kanë marrë 10 mijë euro për të kryer operacionin në këmbë.