Aktualitet

VIDEO/ Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, merr dozën e parë të vaksinës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:28 - 23/02/21 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e stafeve mjekësore në qendrën e vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’.






Aktualisht po vaksinohet stafi i Urgjencës Kombëtare, mes tyre edhe dr. Skënder Brataj.


Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditë që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.





Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.



“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Brataj: Në 15-20 maj pritet rritje e rasteve me koronavirus, përkon me fushatën

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas