Në një kohë kur kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe disa prej rezidencave ku janë akomoduar studente, vjen një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Ajo shkoi direkt pas Ramës tek konviktet, ku mbajti një deklaratë për mediat.
http://www.mapo.al/rama-inspekton-konviktet-studentet-ia-mbushin-bredhin-me-urime/
Sipas saj, Rama nuk mund të falsifikojë investimet e qeverisë gjermane siç bëri me fallsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, sa i përket projektit për rikonstruksionin e konvikteve të inxhinierisë.
Ajo tha se, projekti që Edi Rama del dhe e reklamon si investim të qeverisë së tij është një financim i bërë nga qeveria gjermane që në vitin 2011 dhe i parashikuar të përfundonte me 20 dhjetor të këtij viti. Sipas saj, Rama po mundohet ta përvetësojë dhe ta vjedh këtë investim siç është munduar të vjedhë gjithçka tjetër.
“Ai duhet të kuptojë se mjaft më me mashtime. Duhet t’ju heqi lehtësirat oligarkëve të tij dhe të investojë në arsim dhe tek studentët. Iku koha kur mashtroje dhe fallsifikoje dokumenta dhe firma por nuk e fallsifikon dot më realitetin e shqiptarëve,” – u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi iu drejtua kryeministrit duke i thënë se: “Nuk do të ndahem këmba-këmbës, për të demaskuar vjedhjet që bën në Shqipëri”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)