Aktualitet

VIDEO/ Kryetari i Bashkisë kërcënon gazetarin: “Të lidh për konopi”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:59 - 11/04/19 |
ro ot

Kryetari socialist i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, njëherazi biznesmen ka kërcënuar gazetarin e “Fiks Fare” teksa ky i fundit kishte shkuar për një investigim në qytetin e vogël verior.


Në videon më poshtë dëgjohet Gjon Gjonaj i cili i thotë gazetarit: “Ca do ti këtu…të degjeneroj! Për kryet e fëmijëve të lidh për konopi (litari)”.


Ky rast flagrant i një zyrtari të lartë që kërcënon një gazetar në krye të detyrës është denoncuar edhe nga ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi.



“Bandat zyrtare të Kryeministrit, u tregojnë “muskujt” dhe kërcënojnë me jetë gazetarët! Kryetari i Bashkisë Pukë ka kërcënuar me jetë një gazetar të emisionit “Fiks Fare”. Ai po investigonte historinë e pushimit të padrejtë nga puna, vetëm për arsye politike të një nëne të pambrojtur.


E dënueshme, e papranueshme, sjellja e Kryetarit të Bashkisë Pukë, i cili ende qendron në detyrë, edhe pas kërcënimeve me jetë si bandit ndaj një gazetari që ishte në detyrë.

Lexo edhe :  1 vit pas tërmetit, PD bën bilancin: Shumë premtime, pak rezultate (VIDEO)

Ky është modeli i narkoshtetit, që vodhi në mes të ditës 10 milion euro për të blerë zgjedhjet e dikatatorit. E po kështu po blejnë edhe heshtjen e mediave me para, tendera, koncesione, PPP apo me kërcënime edhe me jetë”, shkruan Albana Vokshi.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas