Na ka ndodhur shpesh të shikojmë gabime të portierave, por kjo që bën Masahiro Okamoto është për të vënë duart në kokë.
Edhe pse me një eksperiencë të madhe në supe, 36 vjeçari dënoi në dy raste skuadrën e tij dhe kjo, në mënyrë të çuditshme. Dy dalje jashtë zone në harkun e 90 sekondaveu shfrytëzuan nga Shun Nakamura dhe Tatsuhiro Sakamoto.
Episodi ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “ND Soft Stadium”, në takimin e vlefshëm për divizionin e parë në Japoni.