fbpx

Aktualitet

VIDEO/ Juventus fiton në minutat e fundit, kualifikohet Bayerni





               Publikuar në : 20:46 - 06/11/19 |
mapo.al

Bayern Munich ka marrë një fitore komode në shtëpi, 2-0 përballë Olympiacos, me gjermanët që bëhen ekipi i parë që kualifikohet në raundin e 1/16-ave të UEFA Champions League.


Gjermanët iu falën golave të Robert Lewandowski dhe Ivan Perisic për të sigluar fitoren e katërt në grup në po kaq ndeshje.



Pas kësaj fitoreje, Bayern ngjitet në krye të grupit B me 12 pikë, ndjekur nga Tottenham me 4. Anglezët kanë mundësi për të ngushtuar distancën, pasi në rast fitoreje ndaj Crvena Zvezda do të shkonin në kuotën e 7 pikëve.


Fitore mes drithërimash mori Juventusi. Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Lokomotiva Moskë në transfertë dhe ngjiten në krye të grupit D me 10 pikë. Golat e fitores u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa.

 


Etiketa: , , , ,

Pas