Kronika

Video/ Kujdes nga Droni! Policia ju vëzhgon na qeilli, vetëm në fundjave 128 gjoba







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:54 - 29/08/18 |
mapo.al

Monitorimet me dron nga ana e Policisë Rrugore kanë vazhduar edhe gjatë kësaj fundjave.


Kontrollet u fokusuan në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar  ku dhe rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.


Ja njoftimi i plotë i policisë:



“Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore vijuan kontrollet në funksion të Planeve të nisura më herët nga rrugorët e kryeqytetit, ku krahas kontrolleve me mjetet speciale radar edrager, apo formave të tjera të organizimit për të evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, tashmë monitorimi dhe konstatimi i shkeljeve po realizohet edhe me dron


Kontrollet u fokusuan në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.


Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet elartpërmendura.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen eparametrave të sigurisë rrugore”.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas