Aktualitet

Video – Kur Edi Rama deklaronte se nuk ka humbur në arbitrazhe, por ka fituar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 26/11/20 |
mapo.al

Gazeta prestigjioze Der Standard, ka zbuluar sot se jo vetëm që qeveria ka humbur arbitrazhin me Françesko Beketin, por ka nisur sakaq konfiskimi i pasurive shqiptare, për shkak se autoritetet tona po refuzojnë të zbatojnë vendimin.



Sipas artikullit të së përditshmes austriake, do të konfiskohen nga studio ligjore të gjitha pasuritë e shtetit shqiptar, përveç selive diplomatike, që kanë mbrojtje nga konventat ndërkombëtare.


Po shihni se çfarë deklaronte Edi Rama me 2 tetor të këtij viti, në një konferencë shtypi, i pyetur për këtë çështje.




Rama mohon të ketë humbur në arbitrazh, madje ai shkon edhe më tej, kur thotë se vetëm ka fituar.



Duhet sqaruar, se pasuritë e shtetit që do marrë Beketi, janë pasuri të shqiptarëve, të taksave, të mundit dhe djersës së qytetarëve.

Lexo edhe :  Basha: Rama e ka të vështirë ta kuptojë se shqiptarët janë lodhur nga ai

Sipërmarrësi italian, paditi qeverinë, pasi Edi Rama mori një vendim personal, për t’i mbyllur ekranin e për ti prishur atij kontratat, thjesht sepse Agon Channel, ishte media kritike me qeverinë.

LEXO EDHE: 

Vendimet e Ramës-Françesko Beketi nis konfiskimin e pasurive të Shqipërisë në botë

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas